Britani, robot me organe artificiale

Lajme-2013-Robot_200897475

Shkencëtarë britanikë kanë krijuar  të ashtuquajturin bio-robot , pjesë vitale të cilit janë organe të brendshme artificiale dhe gjaku sintetik. Krijimi i ri është rreth dy metra i lartë, kurse e njëjta është bërë për nevojat e emisionit të ri dokumentar në të cilin do të debatohet për mundësinë që organet e sëmura njerëzore të zëvendësohen me ato artificiale. Njëri nga promotorët e projektit është Bertolt Mejer. Psikologu zviceran i cili lindi pa një dorë dhe që shpenzoi rreth 50 mijë dollarë që ti ndërtohet zëvendësimi elektronik.

“Dora ime shërben shumë mirë dhe mendoj që projekti i ri është i suksesshëm. Më së shumti më fascinon gjaku artificial që kalon nëpër këto tuba. Kjo para disa viteve ishte vetëm një fantazi shkencore, por sot është tashmë është realitet. Projekti me të vërtetë është fascinues”, tha Bertolt Mejer, psikolog.

Gjakun artificial e paraqesin grimcat shumë të vogla që janë në gjendje të bartin oksigjenin në organet e bio-robotit. Në mënyrë të ngjashme, sikurse që e bën gjaku. Midis pjesëve artificiale që janë vendosur në trupin e robotit janë veshkat, pankreasi e zemra. Deri më tani, gjaku artificial shkëlqyeshëm i ushqen organet e robotit, kurse të gjithë ato funksionojnë në mënyrë të përkryer në trupin e tij. Hapi tjetër për shkencëtarët do të jetë gjetja e mënyrës se si këto organe të tilla të transplantohen në trupin e njeriut dhe ti zëvendësojnë organet e sëmura dhe të dëmtuara. Projekti deri më tani kushton rreth një milion dollarë.

Petar Bllazhevski