Breshëri plumbash/”Do digjemi para kryeministrisë”, kërcënojnë motra dhe gruaja e Renatos

loading...

loading...

“Duam drejtësi ose do të digjemi para kryeministrisë”. Këto kanë qenë fjalët e bashkëshortes dhe motrës së Renato Omerit, 36-vjeçarit i cili u vra disa ditë më parë në një nga kafet në lungomaren e Vlorës. Entela Caushaj, motra e viktimës dhe Ela, bashkëshortja e tij, kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe të autorit që i mori jetën Renatos si dhe nipit të tij dy vite më parë.

I bëj thirrje kryeministrit të bëj drejtësi nëse ka, qoftë për djalin tim që ishte 25 vjeç, por edhe për vëllanë tim që ishte 36 vjeç dhe ka lënë 3 fëmijë jetimë dhe gruan, një vajzë të re. Në ka Perëndi, në ka qeveri, në ka Zot, më thoni ku mund ta gjej, ku mund ta ngre zërin? Këta kriminela që bredhin rrugëve kush i mbron? Të vritet djali i ri në mes të Durrësit dhe për 18 muaj të mos gjendet asnjë autor? Të më vritet pastaj dhe vëllai?

Dua drejtësi dhe nuk di ku ta kërkoj. Për djalin tim një letër nuk më ka ardhur, jo më të më gjendet vrasësi i djalit me kallashnikov në mes të Durrësit. Të qëllojë me 30 plumba tjetri në mes të qytetit dhe në mes të Vlorës, e të mos më gjendet vrasësi, të shpëtojë? T’i shpëtojë policisë? Ne duam drejtësi”, – thotë Entela, motra e të ndierit Renato.

Bashkëshortja e tij, Entela tregon momentet e fundit të kaluara me Renaton, të cilin e përshkruan si një bashkëshort të devotshëm dhe të përkushtuar për familjen. Ajo shprehet në një intervistë për Enrik Mehmetin se në mbrëmje ai ishte kthyer në shtëpi dhe i kishte thënë që do dilte të pinte një kafe me shokët poshtë tek lagja dhe se nuk do të vonohej.

Shkoi piu kafe me shokët. Në 9:10 më thanë që Renin e kanë vrarë. Dua të më gjeni fajtorin e burrit që iu derdh gjaku lumë në mes të qytetit”, – tregon Ela.

Ajo shton se Reni ndihej i rrezikuar ndaj kishte vendosur shumë kamera dhe lëvizte me armë me vete. Gjithçka kishte nisur pasi i kishin vrarë nipin dhe kishte frikë nga një atentat tjetër, pasi nuk e dinte se kush ishin armiqtë e tij.

Burri im kishte vendosur 8 kamera sigurie, lëvizte i armatosur. Akoma ndihemi të kërcënuar. I vranë nipin pa i bërë keq askujt. Të mos fshihen kamerat. E vetmja që ka ngelur është të vrasin mua dhe fëmijët. Lëvizte i armatosur për arsye të nipit, por burri im nuk ishte i fuqishëm ti dilte ballë këtij halli që i doli se nuk dinte nga i erdhi. Ishte familjar, i përkushtuar.

Burri im rrinte gjatë gjithë kohës me mua me fëmijët, pinim një kafe të dy në mëngjes. Ishte i kërcënuar për arsye se i vranë nipin, por nuk rrinte i fshehur. “Më mirë të rroj 5 ditë si luan sesa si mi i fshehur”- thoshte.
Ka ikur me brenga të mëdhaja. Kërcënime nuk ka marrë se do ma kishte thënë. Unë dhe fëmijët ndihemi të kërcënuar”, – thotë Ela.

loading...