Brenda shtëpive publike në Bangladesh ku vajzat 12 vjeçare përdoren për seks

Bangladeshi është një prej vendeve më të varfra myslimane në botë, ku prostuticioni është legalizuar.
Bordel Kandapara në distriktin Tangail është vendi më i vjetër që ekziston prej 200 vitesh, transmeton lajmi.net

Edhe pse ky vend u shkatërrua më 2014, banorët e rindërtuan atë dhe jetuan në këto kushte të këqija.

Gratë në këto lagje merren më prostitucion pasi jetesa është mjaft e vështirë. Ato shkojnë me rreth 20 burra në ditë. Vajzat e vogla të moshës 12 dhe 14 vjeç, të cilat vijnë nga familjet e varfra, bien viktima të trafikimit dhe prostitucionit.

Shumë prej këtyre femrave që punojnë aty, edhe kanë lindur dhe jetojnë, po aty, në bordel.

Fotografja Sandra Hoyn ka bërë disa foto që janë dëshmi e asaj që ndodh në një shtëpi publike ku punojnë edhe vajza të moshave 12-14 vjeç, që i përkasin një “zonje”.

Aty ka edhe femra që shkojnë me dëshirë për të punuar, pasi në Bangladesh një mashkull nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale para martesës. Kështu që seksi dhe dashuria konsumohen paraprakisht në bordel.

Një vend i ngushtë e i rrethuar me mure, një vend që nuk të bënë aspak përshtypje as në shikim të parë e as kur futesh brenda, një vend që ka rregullat e veta krejtësisht ndryshe nga shoqëria.

Këto vajza vijnë nga familje shumë të varfra, ato nuk kanë liri dhe as të drejta, nuk lejohen as të dalin jashtë, por krejt çka bëjnë është urdhri që marrin dhe marrëdhëniet seksuale.

Por, ky vend që duket kaq i vrazhdë dhe i pajetë, është “shtëpia” e tyre që ato kanë zgjedhur për të jetuar vetëm për të mbështetur dhe ndihmuar familjet e tyre