Brenda shtëpisë ku u përvëluan trinjakët në Durrës, fshati mblidhet tek familja Konçi (VIDEO)

Ditë e zezë për familjen Konçi. Gëzim Konçi është babai i tre vogëlushëve trinjakë që u përvëluan ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në fshatin Romana.
Si të mos mjaftonte stuhia që ka përfshirë këtë qytet, Gëzim Konçi do të duhet të bëjë gati banesën me tre arkivole për të vegjlit e tij. E gjithë shtëpia është e shkrumbuar e kudo nëpër të gjen ujin e hedhur nga zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.
Bashkëfshatarë të Gëzim Konçit janë mbledhur në banesën e tij për ta ngushëlluar, ndërsa trupat e pajetë të trinjakëve ndodhen në morgun e qytetit të Durrësit.
Ndiqeni videon më poshtë

Gëzim Konçi