Braziliani përdor shtrydhësen e frutave për të korrur barin (Video)

largea_30b82c4700000578-0-image-a-74_14541512614211454173361

Mund të bësh një sërë gjerash me një shtrydhëse frutash përveçse ta përdorësh për të bërë lëngje apo supë, ashtu siç ka vërtetuar edhe ky burrë.

Braziliani, i cili ka mbetur i paidentifikuar, ka zëvendësuar makinën korrëse me një shtrydhëse kuzhine të ngjitur me një shkop.

Megjithëse mund të duket e çuditshme shpikja e re e burrit inovativ, ka funksionuar më së miri.

Portali Brazilian “Tata News” ka komentuar përkrahë videos: “Në kohë krize braziliani shpiku korrësen e barit me një shtrydhëse frutash”.