Brad dhe Angie për vetëm pesë orë kanë shitur gjashtë mijë shishe verë

f1_11-braangi1362992181

Gjatë këtij muaji vera do të fillojë të shitet në restorante, ndërsa vitin e ardhshëm çifti planifikon edhe prodhimin e verës së kuqe. Çifti verën e ka emëruar sipas pronës në Francë.

Para disa kohe çifti është shoqëruar me ekspertin e njohur të verës, Marc Perrin dhe së bashku kanë prodhuar verën Miraval Rose. Gjashtë mijë shishet e para të verës, ku një paket prej gjashtë shishes është rreth 110 euro, janë shitur për vetëm, pesë orë. Brad Pitt dhe Angelina Jolie verën e kanë pagëzuar sipas pronës së tyre në Francë.

Gjatë këtij muaji vera do të fillojë të shitet edhe në restorante, ndërsa në vitin e ardhshëm çifti planifikon edhe prodhimin e verës së kuqe. Me ekspertin e njohur francez të verës çifti është njoftuar përmes miqve të përbashkët. Në idenë e ndërmarrjes së përbashkët të biznesit çifti ka ardhur vitin e kaluar në qershor.

“Brad dhe Angelina janë njerëz shumë të mirë dhe për toke”, – ka deklaruar Perrin dhe ka shtuar se si kanë qenë shumë të angazhuar në prodhimin e verës.