Bozhoviq, ish-agjent i AKI–së: Ja kush janë vrasësit dhe personat që po punojnë kundër Kosovës

Passport

Ish agjenti i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bojan Bozhoviq, ka bërë thirrje publike ndaj institucioneve të Kosovës, që ta mbrojnë atë për shkak se është i rrezikuar me jetë nga ekstremistët.

Përmes faqës së tij zyrtare ‘Facebook’, Bozhoviq para pak qastesh ka thënë se deri në fund të këtij viti do të tregoj se kush janë kryesit e vrasjeve të rënda në Kosovë, kush janë personat që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë kundër Kosovës, transmeton zeri.info.

“Deri në fund të këtij viti, publikisht do të tregoj se kush j anë kryesit e vrasjeve të rënda në Kosovë. Po ashtu do të them publikisht se kush ka punuar dhe kush punon kundër Kosovës. Kush janë personat të cilët duke punuar për policinë dhe ushtrinë e Kosovës kanë qenë spiunë serbë dhe cilat informata për Kosovën kanë arritur në Ministrinë serbe të Mbrojtjes”, ka shkruar Bozhiq.

Ai ka bërë pyetje se ‘përse nuk arrestohen kriminelët që janë përgjegjës për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë dhe pse madje edhe KFOR-i mbron disa liderë nga veriu të cilët kanë lidhje me krimin’.

Më tej Bozhoviq thotë se i bën thirrje qeverisë së Kosovës, saktësisht kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Mbrendshëm, Skender Hyseni, që ta mbrojnë atë pasi që është i kërcënuar nga ekstremisët.

“Jam i rrezikuar me jetë, nga personat ekstremistë, për shkak se kam treguar publikisht se kam qenë agjent i AKI-së”, thotë ai, duke shtuar se edhe pse I’u ka dërguar letër Mustafës dhe Hysenit, ata nuk janë përgjigjur ende.