Botërori 2014, Franca kundër Spanjës

loading...

Soccer Euro 2012 Spain France

loading...
Francë-Spanjë, një ndeshje që mund të ishte shumë mirë edhe një finale botërori. Dy kombëtaret fqinje do të zbresin sonte në mbremje në “Stade de France” të Parisit për klasiken evropiane, një ndeshje që vlen jo vetëm vendin e parë në grupin e I por edhe shumë prestigj pasi në fushë do të zbresin disa nga lojtarët më të mirë të planetit.

Didier Deschamps kërkon të rikthejë shkëlqimin e një skuadre të shpërfytyruar nga botërori i fundit dhe deri tani ia ka dalë mbanë me sukses, sepse “gjelat” mbajnë vendin e parë të grupit me 10 pikë, 2 më shumë se kampionët e Botës që kanë një tjetër disavantazh, atë të barazimit 1-1 në përballjen e parë.

Të mëdhenjtë e tjerë të kontinentit do të vihen përballë pengesave të kalueshme sepse Gjermania pret Kazakistanin për të shtruar rrugën drejt Brazilit, ndërsa Italia viziton Maltën për t’u shkëputur edhe më shumë ndaj Bullgarisë së vendit të dytë. Një transfertë delikate paraqitet ajo e Azerbajxhanit për Portugalinë që rrezikon të humbasë kontaktet me Rusinë kryesuese të grupit F nëse nuk arrin të marrë 3 pikë, ndërsa Holanda lidere e Grupit D pret në Amsterdam Rumaninë që kërkon të mbajë gjallë shpresat e vendit të dytë.

Situata duket e ndërlikuar edhe për Anglinë që do të vizitojë Podgoricën për të rrëzuar nga froni kryesues Malin e Zi që po konfirmon formën e mirë të viteve të fundit. Djemtë e Hodgson nuk duhet ta humbasin sfidën ndaj Vucinic & Co sepse diferenca aktuale prej 2 pikësh mund të zgjerohet edhe më shumë, çka do të thotë se Anglia mund ta luajë shansin e kualifikimit në ndeshjet Play Off.

loading...