Bota në rrezik, nisin studimet për virusin më vdekjeprurës në histori

loading...

loading...

Kanë filluar kërkimet për supervirusin më vdekjeprurës në histori H5N1, i njohur ndryshe si gripi i shpendëve. Ky lajm u publikua në revistën “Science e Nature” nëpërmjet një letre publike, ku thuhet se do çohen përpara studimet që ishin financuar dhe ndërprerë më parë lidhur me vdekshmërinë.

Virologia Ilaria Capua, e Istituto Zooprofilattico sqaron se këto studime do të nisin vetëm në ato vende qeveritë e të cilave kanë marrë vendime për të drejtuar këto studime në mënyrë të sigurtë, duke marrë parasysh çështjet e bio-sigurisë së shkencëtarëve, citon noa.

Capua sqaron se ndërprerja e eksperimenteve për vdekshmërinë si rrjedhojë e virusit të shpendëve nuk do ishte e arsyeshme, vetëm për shpenzim parash.

Ajo shton se këto janë tentativat e para të studimeve, për virusin aq shumë të rrezikshëm për mbarë botën, por se me zhvillimin e teknologjive, aftësia e zbulimit do jetë më e madhe.

Sipas saj, kërkesave për këtë studim duhet tu përgjigjen financiarisht qeveritë, pasi shkencëtarët janë të gatshëm./24oreinfo.com

loading...