Bosi shqiptar festë në burg, çmenden mediat italiane

loading...


Emanuel Demaj rrezikon plot 16 vjet burg për grabitjet që ka kryer së bashku me bandën e tij, por kjo nuk e pengon të organizojë festa në burg, madje të shpërndajë edhe fotot në rrjetet sociale.
Fotoja e fundi e postuar prej tij është bërë në qelinë e tij duke festuar ditëlindjen e një miku, brenda burgut të Montorio-s, në provincën e Verona-s.
Kjo nuk është hera e parë që Demajt i gjendet një smartphone në qeli. Më herët, kur e kapën me celular, u zbulua se ai e përdorte për të telefonuar vëllain e tij Erion, i burgosur në Lion të Francës.
Celulari iu morr, por duket se ai ka gjetur një të ri.
“Buzëqeshja tallëse që shfaq në fotografi, është një sfidë ndaj drejtësisë italiane, një shuplakë ndaj sistemit të burgjeve, një pështymje në fytyrë të gjykatësit që do ta dënojë”, shkruajnë mediat lokale.
shqiptr

loading...

loading...