Bosët e brendit të Kardashianit humbin gjyqin

loading...

f1_17-khroma1363510682

loading...
Bosët e brendit prapa kozmetikës Khroma të motrave Kardashian kanë humbur një betejë të madhe gjyqësore kundër pronares së një firme të kozmetikës me seli në Florida.

Shefat e Boldface Licensing + Branding, të cilat ua kanë dhënë licencën motrave Kardashian, kanë kërkuar ndihmë emergjente pasi Gjykata Federale e Kalifornisë ka lëshuar një urdhëresë kundër produkteve “Khroma”.

Gjykatësi Audrey Collins ka deklaruar se brendi “Khroma” kishte ngjashmëri me produktet e brendit “Kroma” që është në pronësi të Lee Tillet kurse produktet e motrave do të hiqen nga më shumë se 5 mijë e 300 dyqane në gjithë Amerikën.

“Tillet demonstroi se ka humbur mundësitë e biznesit dhe konsumatorët e saj shkaku i produktit të ngjashëm “Khroma”. Kjo gjykatë nuk ka pasur dyshime për këtë dhe me një vendim të shkurt produktet e “Khromas” do të largohen”, ka thënë gjykatësi Collins.

Tillet është pajtuar që të lejohet shitja e produkteve ekzistuese “Khroma”, citojnë mediet nga Hollywoodi.

loading...