Borxhet, vetëvaret në pemë babai i 3 fëmijëve

loading...

foto

loading...
Borxhet e shumta të pashlyera dhe gjendja e rënduar ekonomike e kanë shtyrë një 63-vjeçar t’i japë fund jetës.

Ai është vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:30, në fshatin Bërzhitë të Tiranës. Viktima është Tomor Xake, baba i tre fëmijëve, i cili është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e Komisariatit Nr. 1 të Tiranës dhe oficerë të krimeve kundër jetës dhe shëndetit, të cilët kanë sekuestruar provat e vetëvarjes, si dhe kanë marrë në pyetje familjarët. Trupi i pajetë i 63-vjeçarit Xake është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do kryhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Burime nga grupi hetimor thanë se paraprakisht dyshohet se Tomor Xake ka kryer vetëvrasjen në kushtet e gjendjes së rënduar psik-ologjike, për shkak të disa borxheve të pashlyera. Nga verifikimet e kryera në banesën e viktimës u konstatua se ata jetonin në kushte mjaft të rënda dhe burrë e grua ishin të dy të papunë. Ata jetonin vetëm me prodhimet bujqësore e blegtorale që i siguronin nga tokat dhe kafshët që mbanin në shtëpi, një pjesë e të cilave i shisnin.

loading...