Bombë në zyre të Avokatit Xhevat Bici

loading...

TYTYTY
loading...

Avokati Xhevat Bici | Foto: Gazeta JnK

Avokati Xhevat Bici e kishte lajmëruar policinë, rreth orës 9, pasi ka gjetur një mjet të vendosur në rrethojën e dritares së zyrës.

Pasi kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar perimetrin për çështje sigurie, ekspertët e deminimit të policisë së Kosovës, rreth mesditës kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit.

Bicaj i cili merret me çështje civile, thotë se e di kush ka mundur ta vendosë këtë mjet.

“E di kush ka mund ta bëjë sepse më kanë kërcuar, për këtë e kam informuar edhe policinë, mirëpo pas marrjes në pyetje e ka liruar personin”, tha avokati Bici.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Sabrije Kamberi, tha se në ora 10 kishin pranuar një informatë se ekziston një mjet shpërthyes në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.

“Shpërthimi është bërë në mënyrë të kontrolluar nga ana e ekipit të deminimit të policisë, pa asnjë incident”, i tha zëdhënësja Kamberi, Gazetës Jeta në Kosovë.

Pas shpërthimit është konstatuar se mjeti ishte një granatë dore.

Lidhur me të dyshuarit e mundshëm, policia nuk ka dashur të komentojë.

loading...