“Bombat i mora në Elbasan”, zbardhet dëshmia e Jurgenit

loading...

loading...

Tri mina me celular që do të shiteshin në Tiranë janë zbuluar mbrëmjen e së martës në zonën e Yzberishtit gjatë një operacioni të Komisariatit nr.6. Dy personat e kapur në flagrancë, Jurgen Muho dhe Eraldo Kataroshi, janë arrestuar me akuzën “mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në bashkëpunim.

Burime nga policia thanë për Televizionin Klan se hetimet janë përqendruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Nga pyetja e Jurgen Muhos, si dhe Eraldo Kataroshit, policia ka zbuluar se bombat ishin marrë në Elbasan nga Jurgen Muho, me porosi të Kataroshit.

Vetë Muho u ka pohuar hetuesve se kishte pranuar të bënte transportin e një pakoje që nuk e dinte ç’kishte në të. Pak momente pasi mbërriti në “Unazën e Re”, policia ndaloi Muhon, bashkë me tri bombat. Organizatori Eraldo Kataroshi, nuk ka pranuar të rrëfejë për policinë lidhjet, kush i ka prodhuar apo kush do t’i blinte.

loading...