Bolt luan në miqësore për Manchester Unitedin

loading...

loading...

Usain Bolt është atleti më i shpejtë i të gjitha kohëve, por tashmë dihet se ai është edhe admirues i madh i futbollit.
Më 9 gusht, në miqësoren ndërmjet Manchester Unitedit dhe Sevillës, që do të zhvillohet në stadiumin Old Trafford, sprinteri xhamajkan do t’i zhvillojë disa minuta në fanellën e ‘Djajve të Kuq’, njofton tabloidi britanik ‘The Sun’.
“Unë mund ta bëj diferencën. Do të jem lojtari më i shpejtë i ekipit, por po ashtu mund edhe të luaj mirë”, deklaroi Bolt, i cili mezi e pret këtë sfidë. /LajmeOnline/

loading...