Bobby Brown lirohet nga burgu pas nëntë orësh

f1_24-bobby1364114534

Ylli i muzikës R&B Bobby Brown është liruar nga burgu pasi që qëndroi prapa grilave për nëntë orë.

Këngëtari i grupit “New Edition” ishte dorëzuar në policinë e Los Angelosit dhe filloi dënimin prej 55 ditësh burg për ngasje të automjetit në gjendje të dehur.

Sidoqoftë, Brown ishte lëshuar pas më pak se dhjetë orëve pasi ishte pranuar në burgun e Los Angelos.

Sipas TMZ.com, këngëtari ishte liruar për shkak se burgu ishte i stërmbushur me të dënuar të tjerë.

Brown u dënua në shkurt për shkak se pranoi akuzat për vozitje të automjetit në gjendje të dehur, ku edhe i ishte marrë leja e vozitjes në tetor të 2012.