Bob Dole dhe deputeti i Bundestagu-t Andreas Schockenhoff urojnë Isa Mustafën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Senatori dhe miku i shquar Bob Dole. Senatori Dole, uroi Kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Senatori Dole, gjithashtu cilësoi Kryetarin Mustafa si lider dhe vazhdues të denjë të trashëgimisë Rugoviane. Kryetari Mustafa gjatë ditës së djeshme pranoi urime edhe nga deputeti i Bundestag-ut, dr. Andreas Schockenhoff.

Dr. Schockenhoff, uroi Kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mesazhin e qartë të Kryetarit Mustafa në lidhje me dialogun dhe procesin e implementimit të të gjitha marrëveshjeve dhe përfundimisht normalizimin e raporteve me Sërbinë. Dr. Schockenhoff, gjithashtu u zotua dhe shprehu interesim për bashkëpunin të shtuar ndërpartiak./zeri/