“BMW X6” përplaset me murin gjatë ndjekjes nga Policia (VIDEO)

safe_image-8Në përpjekje për ti ikur policisë një makinë “BMW X6” ka shkatërruar murin rrethues të një banese dhe ka përfunduar në oborr. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Dy personat që udhëtonin me ‘X6’ sapo kanë parë forcat ‘Shqiponja’ janë larguar me shpejtësi. Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre, por nga tentativa për tu shpëtuar uniformave blu, makina është përplasur me murin. Pasi janë përplasur, të dy personat kanë dalë nga makina dhe kanë tentuar të ikin me vrap, por ata janë prangosur nga uniformat blu.

http://dai.ly/x4unvpj