BMW M6 Gran Coupe arrin shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 4.2 sekonda [VIDEO]

BMW tani edhe zyrtarisht ka prezantuar modelin e ri të “familjes” M – të riun M6 Gran Coupe.

Prezantimin premier ky model do ta ketë në panairin e automobilave në Detroit. Ky model përbëhet nga motori V8 4,4 litra me dy turbo furnizues. Ka kapacitet prej 552 kuaj fuqi, i cili mund që 100 km/h për vetëm 4,2 sekonda. Në qoftë se krahasohet me M5, ky do të jetë për një të dhjetën më i shpejtë, ndërsa peshon afër pesë kilogram më shumë se M5. Ndërsa në qoftë se krahasohet me Mercedes-Benz CLS63 AMG, ky është më i shpejtë për dy të dhjetat.

Shpejtësia maksimale do të kufizohet deri 250 km/h. Blerësit të cilët adhurojnë shpejtësinë mund të zgjedhin një paket “Performance”, i cili do të arrijë shpejtësinë maksimale deri 305 km/h.