Bllaca, lamtumirë media

loading...

loading...
I vetëshpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) Nazim Bllaca përveç që u ka thënë lamtumirë medieve ai ka hequr dorë edhe nga rrjeti social facebook ku ishte shumë aktiv prej që vetëshpallur vrasës.

Më poshtë, gjeni të bashkangjitur letër falënderimin e Bllacës për mediat.

Lamtumirë media!
Kam obligim të gjej kohë dhe tu drejtohem mediave, të shkruar dhe elektronike, me te cilat isha shumë i hapur për gati katër vite.
I falënderoj të gjitha ato media që kanë raportuar drejt për rastin “Bllaca”.
Kemi kaluar bashkë një kohë, e cila, pa dyshim, që do të jetë në historinë e këtij shteti që po mundohemi ta ndërtojmë, si një kapitull i ri, i veçantë dhe shumë i rëndësishëm. Edhe i tillë është.
Besoj që mediat, që nga dalja ime publike e deri më sot, kanë qenë ne vijën e parë të frontit tonë të përbashkët kundër së keqes.
Ato media që nuk iu nënshtruan presionit të Qeverisë së Kosovës në raport me rastin “Bllaca” kanë pasur gjithë mirëkuptimin tim që të jem i kontaktueshëm nga to.
Kësaj pjese të medias jam munduar ti ndihmoj që të jenë në këtë pozitë me të vetmen mundësi që kam pasur gjithë këtë kohë unë: të ofroj prova për deklaratat e mia.

Unë i falënderoj të gjitha ato media që e kanë përcjell dhe kanë raportuar drejt rastet gjyqësore ku jam përfshirë unë. Ato media që kanë raportuar vetëm atë që është thënë dhe siç është thënë nëpër seanca të rastit “Bllaca I” dhe “Bllaca II”.
Tash ka ardhur koha që për një kohë ne të ndahemi. Që të mos mund të komunikoi me juve.
Siç dihet tash më nga data 3 korrik 2013 unë jam i pandehur për një vrasje që e kam kryer me urdhër të eprorëve të mijë nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), duke qenë pjesë e njërës nga skuadrat e vrasjeve të këtij shërbimi.
Por, siq duket edhe pse nuk mund të komunikojmë për një kohë, juve mediave do të ju “nxjerr punë” përsëri.

Unë i falënderoj shumë sidomos ata gazetarë që në lidhje me rastin “Bllaca” morën kërcënime dhe nuk u gjunjëzuan në asnjë moment. Mos të harrojmë rastin e Sebehate Shalës, e cila për një pyetje zv.Shefit të EULEX, Endry Sparks u largua nga puna.
Unë e kam kuptuar shumë mirë presionin e Qeverisë, në forma direket dhe indirekte, ndaj rastit “Bllaca”, mirëpo ne do jemi më të fortë sidomos pas rastit “Bllaca III”.

Ju e dini që, që ditën kur kam dal publikisht për të denoncuar krimet SHIK-ut, Qeveria kishte thirrur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të munduar ti japin drejtim tjetër rastit “Bllaca”
Që nga data 3 korrik 2013 ne dalim jashtë funksionit në raport me mediat.
Shpresoj që do të shihemi nëpër seanca gjyqësore, me ju, të nderuara media.

loading...