Bleu një pako sallam në supermarket, nuk u besoi syve kur pa çfarë ishte shkruar sipër

loading...

loading...

Jemi ngopur me mënyrat e manipulimit të skadencës të produkteve që blemë në supermarkete, por ky rast është ndryshe.

Një grua kishte blerë në supermarket një pako me sallam me feta por u çudit kur hodhi sytë mbi qeskën e plastmasit. Sipër shkruhej se produkti ishte prodhuar në datën 17.09.2017, praktikisht duhen edhe dy muaj që të mbërrijmë në atë datë.

Kemi përparuar aq shumë sa kemi filluar t’i mendojmë produktet në të ardhmen.

Mund të ketë ndodhur që të kenë harruar në çfarë muaji jemi ose ai që i ka ndryshuar datën të mos dijë t’i bëjë llogaritë mirë.

Mjerë ne çfarë po fusim në organizmat tanë…

E shikon cbehet ne Shqiperi apo jo? Prodhohen ne 17.09.2017, dalin ne treg dy muaj përpara, ec aty rroft Shqiperia!

E bleva ne supermarket, plus qe ka edhe nje ere fantastike, te knaq. Dmth kto datat fshihen shkruhen prap100 her, sa spo din me ku i shkruajn dhe cfare shkruajn,-shkruan denoncuesja për JOQ.al.

loading...