Bleu mish në dyqan, s’guxon ta fusë në gojë kur sheh se çfarë ka

loading...

loading...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se kryen kontrolle dhe se produktet e mishit nuk tregtohen pa kuponin tatimor, por sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë tonë kjo nuk ndodh.

“Shikoni se çfarë mishi blejnë shqiptarët. E bleva në Paskuqan dhe nuk më dhanë as kupon tatimor. Më ka ardhur për të vjellë kur kam hapur qesen, është pjesa e qafës ajo që bleva, por është mish i mykur. Po na bëjnë të betohemi se nuk do fusim më mish në gojë”,- ka thënë qytetari për JOQ.al.

Vetëm pak ditë më parë Shtet e Bashkuara ndaluan importimin e mishit nga Brazili, gjë që në vendin tonë nuk ka ndodhur. Por jo vetëm kaq kushtet në të cilat tregtohet mishi në të shumtët e rasteve nuk përmbush as kushtet më minimale të higjienës.

loading...