Bleu dy apartamente superlukzose në lagjen e Londrës, kush është njeriu që befasoi fqinjët?

Të gjithë kemi dëgjuar për “legjendën” rreth pasurisë së sheikëve, por si do ndiheshit nëse një sheik blen shtëpi përballë teje dhe jo një por dy?!

Kjo ka ndodhur në një prej lagjeve më të shtrenjtave të Londrës, ku një sheik Oman ka blerë dy apartamente ngjitur me njëri-tjetrin.

Njëri prej apartamenteve ka kushtuar 20 milionë dollarë dhe këtu thuhet se do jetojë ai me familjen. Ndërsa apartamentin tjetër e ka blerë si banesë për shërbëtorët që e shoqërojnë dhe i shërbejnë në apartamentin ku ai jeton. Megjithatë edhe ky nuk ka kushtuar pak, por plot 10 milionë dollarë.

Pre më shumë se dy vitesh nuk është shpenzuar një shumë kaq e madhe për blerje apartamentesh në këtë zonë, kështu që sheiku ka shënuar rekord.