Blero nis dasmën e familjes me njerëz të Teutës?! (VIDEO)

bl_1472639003-7785833

Një ngjarje e rëndësishme pritet të zhvillohet në fillim të Shtatorit për familjen e këngëtarit Blero Muharremi. Vëllai i këngëtarit, martohet në një ceremoni madhështore duke i dhënë fund beqarisë pas një periudhe të gjatë të një lidhjeje të fortë. E dasma e Burimit është nisur që mbrëmë kur shokët të mbledhur në një prej kafiterive në kryeqytet kanë kënduar e kërcyer për orë të tëra. Aty prezent ka qenë edhe miku i Bleros, këngëtari Vullnet Zhuniqi që përbën një relacion interesant për faktin se është edhe familjar i aktores së njohur Teuta Krasniqi. Pak kush e di që Vullneti në fakt siç mëson Prive.al është djali i dajës së aktores i cili ka vazhduar një miqësi tejet të mirë me Bleron i papenguar nga zhvillimet në jetën private mes dyshes. Ndryshe, Zhuniqi ka kënduar edhe në ceremoninë e martesës të motrës së Teutës, Bubulinës të mbajtur në Qershor të këtij viti.