Blero ne rolin e Chuck Noris /Video/

U bënë disa orë tashmë që në rrjetin You Tube, po qarkullon një tjetër video kundër këngëtarit Blerim Muharremi. Postuesi i videos eshte regjistruar si “videovideopro” dhe nuk dihet ende nese eshte kompania Pro Video, që ka realizuar klipin e Elvana Gjatës “Gjaku im”.Atëherë kur u duk sikur akuzat per “vjedhje” kengesh dhe kopjim klipesh u harruan, ja ku del kjo video ironizuese që e nxjerr Bleron në vend të Chuck Norris që me tweet-et e tij I bie të gjithë artistëve duke I akuzuar për vjedhje, më pas shikohen emrat të cilët kanë punuar për realizimin e klipit të hequr me vizë të kuqe dhe poshtë tyre shkruhet Blero Production. Më pas klipi vjen në versionin Blero, ku mbi cdo personazh gjendet portreti I tij.

Dhe natyrshem lind pyetja: “Po me Bleron c’paten?!”

A do përgjigjet Blero ndaj këtij reagimi? Mbetet të presi.

Shiko Videon…