Blero: Jam lodhur me fjalët për ish-martesën time

loading...

blero_1457549556-2045761

loading...

Këngëtari i njohur shqiptar Blerim Muharremi – Blero thotë se është lodhur nga fjalët që qarkullojnë përherë për ish-martesën e tij me Teuta Krasniqi.

Ai në “Express” të KTV-së ka deklaruar se është i lumtur me jetën e tij dhe se do të vazhdojë të këndojë për dashurinë pavarësisht se njerëzit “e lidhin çdo tekst me ish-lidhjen e tij”.

Kënga e fundit e lansuar nga ai dhe Uki, “#1her” është përfolur se është dedikuar për ish-gruan e tij, por kjo nuk qëndron sipas Bleros.

“Nuk e di pse po përfolet për ndarjen time. Po më bie ta përsëris. Mundohem të ndalem mos të këndoj për dashurinë. Nuk mundem të mos jetoj. Më kanë lodhë këto fjalë. Jam shumë i lumtur me jetën time, por do të vazhdoj të këndoj për dashurinë”, ka thënë ai në “Express”.

Blero dhe Teuta janë ndarë në fund të vitit 2014. Blero tani është në lidhje me modelen Afrona Dikën, ndërsa Teuta është në lidhje me Adonis Morinën.

loading...