Blero, bashkëpunim me Arash

blero-arash1-645x400

Para pak kohësh lansoi këngën e tij më të re me videoklip “Fiksimi im”, këngë e cila u prit shumë mirë nga adhuruesit e tij. Por Blero po vazhdon me punë.

Këngëtari që tash ndodhet në Suedi me familjen e tij, ku po punon për albumin e ri, ka publikuar një fotografi me këngëtarin Arash, që njihet për shumë hite përfshirë këtu “Broken Angel”.

Mësohet se ata janë duke realizuar një këngë së bashku – dhe, mbetet të shohim çfarë do të sjell Blero kësaj radhe.