Blerimi Fton Miqtë Në Dubai

83-420x328

Blerim Destani, që cilësohet si një ndër shqiptarët më të pasur, qëka një linjë të vetën veshjesh, është pronar i një shtëpie luksoze në një nga vendet më të bukura dhe më të pasura në botë, Dubai.
Atje ai ka mirëpritur disa nga miqtë e tij, personazhe televizive shqiptare, që kanë shijuar qëndrimin në vilën e tij të pushimeve në Dubai.
Me të, në Dubai kanë festuar fotografi Fadil Berisha, fotomodelja Anxhela Martini, modelja e moderatorja Liberta Spahiu, sopranoja Inva Mula me bashkëshortin Hetem Ramadani.
Blerimi është fqinj me çiftin Mula – Ramadani, dhe vilat e tyre janë ndërtuar në një nga zonat më të pasura të Dubait, shumë pranë njëra-tjetrës. Në rrjetet sociale ata kanë publikuar fotografi, ku shihet se në vilën në Dubai, valon edhe flamuri kombëtar shqiptar.