Blerim Destani bënë tatuazh emrin e një femre

timthumb

Medina-Lara. Ky është emri që tashmë po figuron në formë tatuazhi në dorën e aktorit tonë të mirënjohur Blerim Destani. Ndonëse pa ndonjë koment shtesë, aktori Destani ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku përveç ritit të tij të zakonshëm, një puro në dorë, aktori ka publikuar edhe një tatuazh që shihet në dorën e tij të djathtë.

Një emër femre i gdhendur në dorën e aktorit ka bërë kurioz shumë nga fansat e tij në rrjetet sociale, të cilët i kanë shtruar me dhjetëra pyetje drejtuar emrit në fjalë. Dhe përkundër kësaj aktori ka vendosur të heshtë duke mos dhënë përgjigje e duke lënë në ‘ajër’ dyshimet e njerëzve. Se cila është femra me fat që zuri vend në dorën e aktorit, mbetet të shihet.