Bleona rrezikoi jetën e saj në një aksident ajror (Video)

loading...

Ka qenë duke u kthyer nga plazhet e Cancun-it të Meksikës, pas xhirimeve të një filmi të ri, pjesë e së cilit është. Por Bleona Qereti duket se ka përjetuar momentin më të vështirë në jetën e saj. Besohet se gjatë fluturimit ajo ka hasur një problem që mund t’i kushtonte jetën.
Avioni me të cilin udhëtonte këngëtarja nga Meksika për në Londër ka rrezikuar të bëjë një aksident ajror. Në një video që është hedhur në fun page-in e Zonë e Lirë, në sfond dëgjohet zëri i pilotit, i cili lajmëron se nuk ka ajër në kabinë dhe janë shpërndarë maska oksigjeni për të gjithë pasagjerët, përcjell blitz. Nuk dihet ende se me kë kompani ajrore ka qenë duke fluturuar Bleona, por fatmirësisht avioni ka arritur të ulet në aeroportin e Londrës mbrëmjen e të dielës.

Një incident, i cili mund të kishte përfunduar në tragjedi me pasojë vdekjen për këngëtaren dhe për pasagjerët që udhëtonin me këtë linjë. Për fat të mirë duket se gjithçka është mbyllur pa pasoja dhe Bleona është shëndoshë e mirë.
bleona-qereti-5-620x330_1462170680-7969909

loading...

loading...