Bleona Qerreti zbulon diçka nga performanca në SHBA

f1_qerr1364585414

Tiranë, 29 mars – Bleona Qerreti ka treguar se është duke punuar fort për performancën e saj këtë fundjave në White Party në Shtetet e Bashkuara. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në Twitter një foto nga provat me balerinët, në pantallonat e shkurtra të të cilëve shkruhet Bleona. Ajo pyet ndjekësit e saj në Twitter, si ju duken kërcimtarët e mi?

Pjesëmarrjen e saj në White Party Bleona e ka cilësuar edhe si debutimin e saj në Shtetet e Bashkuara.