Bleona Qereti: “Dua një miliarder 40 vjeç, të mos jetë i martuar dhe të mos ketë dashnore!”

Këngëtarja Bleona Qereti, që tanimë të gjithë e njohim jo vetëm për këngët apo karrierën e saj muzikore por edhe për temperamentin e saj ekspresiv, ka dhënë një intervistë për portalin “mangobunch.com”.

Në këtë intervistë zbavitëse dhe që është përqendruar më tepër tek jeta personale e Bleonës, pyetjes se cilat janë kriteret për mashkullin që ajo do të ketë në krahë, këngëtarja i është përgjigjur: “Dua një miliarder 40 vjeç, të mos jetë i martuar dhe të mos ketë dashnore! Ajo që do të fitojë ai nga kjo është që nuk do të mërzitet kurrë duke ndenjur pranë meje…” – ka përfunduar ajo….