Bleona: “Pse Ganiu ndryshe sillet me të tjerët dhe ndryshe me mua”…?

loading...

Bleonadheganiuok300x300

loading...
Viti që lamë pas mund të konsiderohej viti i Bleona Qerretit për shtypin rozë, për shkak të videos ku ajo shfaqej lakuriq në dhomën e zhveshjes, ndërsa përgatitej për të dalë në koncertin e Shkodrës në verë. Por pas kësaj, të gjithë mund të pyesnin se si reagoi bashkëshorti i saj biznesmen Gani Bardha, pas shpërndajes së videos skandal të këngëtares në internet. 

Madje, pati dhe komente se punët mes tyre nuk shkojnë aq mirë, sa ai të shqetëshej qoftë edhe për imazhin e Bleonës pas publikimit të kësaj videoje. Gjithsesi, Bleona bëri të pamundurën që, më shumë sesa për Ganiun, të fliste për famën e saj, suksesin e turit nëpër Shqipëri, e depërtimin e mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Televizioni “Vizion Plus” i ka realizuar një intervistë këngëtares gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, intervistë që e transmetoi dje në programin “Ora 5”, në një talk- show, ku diskutohej për famën dhe menaxhimin e saj nga vetë artistët, kryesisht nga këngëtarët. Intervista disaminutëshe zbuloi disa të fshehta të këngëtares Bleona Qerreti, në lidhje me këndvështrimet e saj për jetën si këngëtare që synon famën në Amerikë, marrëdhënien me bashkëshortin Gani Bardha, operacionet plastike dhe menaxhimin e parave.

Ajo nuk refuzoi të fliste dhe për martesën e saj më Ganiun, që është përfolur mjaftueshëm në media këto kohë, ku dhe është hamendësuar për një ndarje mes tyre. “Takova mikeshën time, -tha Bleona,- Afërdita Dreshaj, e cila kishte qenë në Amerikë dhe më tha se kishte takuar Ganiun në Amerikë. Ai i kishte thënë për mua: “E pe Bleonën, që kishte dalë tek ‘Ok’ revistë e Londrës?”. “Të them të drejtën u çudita”, tha ajo, për faktin se komunikimin me të e kishte si një menefregist”. Ajo vijoi të thoshte se në njëfarë mënyre i dukej se atij nuk ia ndiente fare për të, ndërsa vazhdoi: “Kur e marr në telefon dhe e informoj për diçka, ai ma kthen shkurt: Ok, Ok! Bye, Bye! ”Çuditem”, tha Bleona, “ pse Ganiu ndryshe sillet me të tjerët dhe ndryshe me mua”. Më tej, ajo foli për famën e saj në Amerikë, duke pohuar se kishte vetëm dy vite e gjysmë atje dhe kishte arritur shumë, ndërkohë që faktin pse kishte udhëtuar me avion çarter drejt Shqipërisë, e shpjegoi me mendjemadhësi duke iu drejtuar gazetarit: “Kam para dhe e bëj, pse kishe ndonjë problem ti?!”

Ndërkohë, pyetjes se ajo kishte marrë kredi për këtë, ia ktheu: “Kjo është puna ime, kështu dua”. Gjithashtu Bleona e pranoi përfundimisht se datëlindja e saj është 1979-ta, dhe jo 1985, siç ajo e ka vendosur në Wikipedia dhe në faqen e saj personale, një mënyrë kjo për të depërtuar në Amerikë, ku natyrisht mosha e re është një kriter bazë. Ndërsa në lidhje me ndërhyrjet plastike, ajo pranoi se ka bërë ndërhyrje vetëm në hundë, ndërsa për buzët u shpreh: “gjithmonë i kam pasur të plota, edhe atëherë kur në Shqipëri nuk konceptoheshin ndërhyrjet estetike”. Pyetjeve për botoksin ajo iu përgjigj: “Unë kam shumë pak milje si Bleonë, dhe kështu që nuk e  kam pasur të nevojshme të bëj botoks”. Gazetari e pyeti edhe në lidhje me komentet e këqija që i bëhen në rrjetet sociale dhe ajo u përgjigj: “Nuk më interesojnë fare ata që flasin keq për mua, detyra ime është të kënaq veten dhe ata që më duan. Vetëm ata që më duan i marr në konsideratë, të tjerët nuk ekzistojnë për mua”.

Bleona po ashtu mban një marrëdhënie koherente me fansat e saj në profilet në facebook e twitter. Pak ditë më parë, ajo ka postuar një foto me bashkëshortin Gani Bardha, foto që e shoqëron me komentin: “I like this more! Gani zemra… Sytë e tu, sytë e tu, me gjithë dritat që kam parë, me gjithë yjet rreze ar, me gjithë lumë liqenet blu, shëmbëllejnë sytë e tu”, fjalë që ia dedikon atij. Kjo është deklarata e saj e dytë për Ganiun në facebook, pas një komenti të para pak kohësh ku shkruante:  “Burri im ka këmbët më seksi që mund të ekzistojnë. Vërtet e mendoj këtë”.

Në lidhje me pyetjet që iu bënë në verë për marrëdhënien e saj me bashkëshortin biznesmen, nëse funksiononte siç duhej apo çalonte diku, Bleona u përgjigj për disa media: “Axhenda jonë është shumë e ndryshme. Nuk duhet të harroni vetëm një fakt që unë jam artiste dhe Gani është  biznesmen, që do të thotë se Ganiu çohet në orën 06:00 të mëngjesit për të shkuar në punë,  ndërsa unë kthehem në orën 05:00 të mëngjesit nga studioja, kështu që pothuajse nuk takohemi kurrë me njëri-tjetrin dhe kam idenë që një martesë jo tradicionale si kjo e imja na ka bërë që të kemi akoma mall për njëri-tjetrin kur shihemi.  Ndërkohë që shqetësimin e saj për interesin e munguar të Ganiut, ajo e shprehu edhe para pak kohësh ndërsa pohonte: “Sikur bashkëshorti im, Ganiu, të më kushtojë vetëm 50 për qind të vëmendjes që i kushton makinës së tij, kjo do të ishte mrekulli për mua”. Një deklaratë mjaftueshëm kuptimplotë për martesën e tyre.

 

loading...