Bleona, në skena të nxehta te filmi me Steven Segal

loading...

f1_09bleona1362858513

loading...
Ambiciet e saj për të qenë sa më e pranishme në ekranin amerikan, ajo me çdo kusht mundohet t’i bëjë realitet. Kështu, këngëtarja Bleona Qereti tashmë në ekranin amerikan shfaqet edhe si aktore. Profili i hapur në rrjetin e famshëm amerikan IMBD dhe prezantimi i saj si aktore nuk paska qenë i rastësishëm, pasi aty këngëtarja Qereti është prezantuar me rolin e Lunës, në serialin e aktorit dhe producentit të njohur Steven Segal, të cilin në mediat shqiptare Bleona e ka prezantuar si mik të saj. Në këtë serial Bleona shfaqet në rolin e Lunës, një vajzë provokative e cila josh njërin nga aktorët kryesorë të filmit, duke u shfaqur kështu edhe në disa skena të nxehta, por duke i anashkaluar marrëdhëniet intime, transmeton Panorama plus.

loading...