Bleona i kthen mesazhin motrës së Gani Bardhës, ja çfarë i shkruan

loading...


Që pas intervistës në “Zonë e lirë”, e gjithë java ka pasur kryefjalë lajmesh Bleonën. Dhe jo pa shkak, pas të gjithë deklaratave që zbuloi në emision dhe sidomos pas asaj që kishte pasur marrëdhënie intime edhe me aktorin e famshëm, Van Damme.
Ndër shumë njerëz të përfshirë pro dhe kundër këngëtares, e fundit që u përfshi ishte edhe motra e ish-bashkëshortit, Gani Bardha, Vera, e cila jo vetëm e ka vlerësuar, por edhe ka theksuar se njerëzit nuk e njohin akoma sensin e saj të humorit dhe zemrën e saj të madhe.
Pas këtij vlerësimi, nuk mund të rrinte pa reaguar këngëtarja, e cila duke etiketuar Ganiun dhe Verën, shkruan në statusin e kësaj të fundit: “E dashur Vera. Të dua gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje, shkruan revista Class.

Faleminderit për të gjithë kohën dhe përkrahjen tënde gjatë viteve. Një grua e mrekullueshme, e fuqishme që gjithashtu bën edhe byrekun më të mirë në botë”, – shkruan Bleona.
b

loading...

loading...