Bleona e fiksuar pas pleqve / Ja seksi me 60 vjeçarin


Mbrëmja e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka zbuluar detaje nga jeta private e këngëtares Bleona Qerreti. Duke rrëfyer për jetën e saj, Arjan Çani e ka pyetur në lidhje me marrëdhëniet e saj me njerëzit e famshëm. Bleona nuk ka mbajtur rezerva, por ka rrëfyer se ka kryer marrëdhënie seksuale me aktorin e famshëm 6O vjeçar të filmave aksion Jean Claude Van Damme. Çani ka menduar se ishte thjesht një batutë e saj dhe e ka kaluar me sportivitet, ndërkohë që Bleona ka ngulur këmbë duke thënë se është e vërtetë. “Kam fjetur me Van Damme dhe ishte shumë i mirë në shtrat, sepse ishte sensual. Më pëlqejnë meshkujt sensual”. Arjan Çani ka treguar një foto ku Bleona dhe aktori shihen bashkë dhe ajo është shprehur: “Këtë foto e kemi pas seksit në varkën e një mikut tim. Çani i ka përmendur dhe aktorë të tjerë, por Bleona i ka qëndruar “besnike” Van Damm-it. Në fund të deklaratës, Çani ka gjetur rastin t’i japë Bleonës një tjetër puthje në buzë.
1