Blendi Fevziu bën llogaritë e fundit: Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 qershorit

loading...

loading...

Ndërkohë që ka marrë në pyetje dhe ka debatuar me poltikanë të shumtë sidomos muajin e fushatës është radha e tij që të bëjë një analizë se kush do i fitojë këto zgjedhje. Blendi Fevziu një një shkrim objektiv ka treguar se cili është parashikimi i tij për këto zgjedhje.

Ai shkruan sa vijon më psohtë.

Janë të tre në fushë! Me llërët përveshur dhe me objektiva që ngjajnë, por që si kurrë ndonjëherë nuk janë identike. Rama, Basha dhe Meta luftojnë të tre për fitoren, por fitorja e gjithsecilit, është e ndryshme nga ajo e tjetrit.

I pari është Rama. Me stilin e tij të veshjes ekstravagant, me batutat dhe shakatë që cdo njeri tjetër do ta bënin të dukej karnaval, por që atij ja konsiderojnë ende për avantazh. Gjithnjë i njëjti, por më i qartë se kurrë: I duhen 71 vota për të mos u varur nga askush.

I duhen 71 vota për të bërë partner kë do ai. Por partner pa rrip mesi, partner që mund ti bien pantallonat sa herë do ai dhe jo partner që ta kushtëzojë. Për këtë i duhet të mbledhë cdo votë, të majtë e të djathtë.

Rama e di që në betejë ka dy kundërshtarë, Metën dhe Bashën, por strategjinë kundër tyre nuk e ka të njëjtë. Me Metën po përplaset, po tregohet kategorik në refuzim, po deklaron që s’do ta ketë më kurrë në koalicion, po e çmonton në administratë dhe po tenton të tregojë që LSI nuk do jetë më në qeveri.

Rama e di që LSI fuqizohet nga ideja e garantes së pushtetit, pra nga pushteti i përjetshëm dhe po e sulmon aty. Ai e di që PS nuk merr asnjë nga votat e LSI, ndërsa LSI ka marrë dhe mund të marrë nga votat e PS. Ndaj beteja me LSI dhe Metën nuk ka kompromis.

Beteja me PD është ndryshe. Për herë të parë Rama po tenton edhe votë të PD. E nisi me dorën mbi supin e Bashës, me dy gishtat e ngritur përpjetë, simboli që demokratëve ju kujton Berishën në betejë, por që tani qëndrojnë stampuar mbi bluzën që ai vesh; e vijoi duke lënë të kuptohet që do qeverisë bashkë me Bashën dhe që vota kudo që të shkojë tek ai apo Basha, është njësoj.

Filloi të tregohet i dashur me demokratët dhe mësyu të gjitha studiot, që tradicionalisht kanë shikues të djathtë. Strategët dhe sondazhet e tij i kanë thënë që për herë të parë në 17 vjet demokratët nuk janë më aq agresivë me të dhe ai po shtyn drejt vëmendjes së tyre. Ai e di që nëse nuk do marrë votën e demokratëve, do marrë atë të elektoratit gri, që e sheh kësaj here më pak agresiv me kundërshtarët e tij.

Sondazhet i tregojnë se Rama mund të marrë vota të moderuara të djathta këtë moment, Basha nuk merr dot votat e PS? Ai e di që në mos marrtë votën e demokratëve, së paku e ka futur Bashën në një kurth të madh. Basha nuk po konsolidon dot votën e tij. Nuk po ka një mesazh të qartë.

Votuesit e djathtë tradicionalë, ata që nuk ju duhet as administrimi i OSHE dhe as Hipoteka; ata që nuk luftojnë për dy ministra, por që motivohen nga beteja me PS, në kontekstin e një koalicioni të gjerë mund të mos votojnë fare. Vota e tyre është historike. Ajo është ngjitur në vitet e komunizmit dhe ka mbetur aty.

Beteja e tyre është me komunistët dhe kjo votë, sado e vogël në përqindje, është jo vetëm me thelbësorja, por edhe më decizivja për PD. E njoh më mirë se kushdo këtë katëgori dhe kjo kategori niset ne kuti për të mundur PS! Jo për të qeverisur me të.

I dyti është Basha. Brilant në protestën e cadrës, dominues në mesazhin mediatik për tre muaj me rradhe, i shkëlqyer në organizimin, që befas e humbi gjithë sharmin e tij në fushatë. E devijoi fushatën në debatin për listën e kandidatëve dhe më pas në atë për qeverisjen e përbashkët me PS.

Ra në kurthin e Ramës, edhe pse në pesë ditët e fundit po mundohet ta mohojë me forcë, por është shumë vonë. Premtimet programore nuk patën peshë, ndërsa përdorimi i një fotoje me Presidentin Tramp duket shumë i vjetër për Shqipërinë e vitit 2017.

Ajo mund të kishte bërë punë 17 vjet më parë, por sot është e pamjaftueshme në fushatë. Dicka ka ndryshuar javën e fundit, por mund të kishte qenë edhe më keq, sikur Sali Berisha, të mos përfshihej në fushatë dhe në një intervistë në ABC, të mos sqaronte pozicionin e PD në raport me PS.

Një pozicion që lidershipi i PD e kishte lënë në rënie të lirë. Fushata e Bashës, është shembulli tipik dhe fatkeq, i atij që hyn në fushatë me më shumë avantazhe se sa kundërshtari dhe pa kuptuar i hedh avantazhet andej këndej, ose ja bën bonus kundërshtarit të tij.

I treti është Meta. Presidenti i zgjedhur, që ka zbritur në fushën e betejës, kur u bind që Kryetari i ri i partisë, Petrit Vasili nuk e përballonte dot situatën e re të krijuar me PS. Si gjithnjë i ashpër në situata të tilla, sfidant dhe kërcënues, më shumë se sa shtimin e votave, Meta po kërkon të motivojë mbështetësit e tij, të trullosur nga presioni i PS dhe goditjet e saj.

Partia më e organizuar në vend LSI po synon votën e të rinjve, e bindur se PS dhe PD kanë detashmentet e tyre tradicionale, që numërikisht LSI nuk i mposht dot. Ajo beson se vota e re do shkojë për të dhe duket se është investuar jo pak në këtë drejtim.

Ndryshe nga Rama që kërkon 71 vota, Meta beson sërish se do të ketë një votë decizive, por këtë herë në një drejtim. Ai shpreson që PD të ruajë kuotat e saj të 2013 dhe mandatet e tij, po në ato kuota që ka pasur, të jenë të mjaftueshme për të bërë 71 vende në parlament bashkë me votat e PD. Në këtë rast ai do pengojë marrshimin e Ramës dhe kjo ngjan strategjia më e drejtë e tij.

Do t’ja arrijë apo jo nuk varet vetëm prej tij. Ai duhet të llogarisë këtë herë vec votës së tij edhe atë të Bashës apo Blushit.

Janë të tre në fushë, me llërët përveshur dhe me bindjen, që dielli i së hënës, do t’i ndrijë më shumë partisë që ata drejtojnë…/Blendi Fevziu

loading...