Blen televizor në dyqanin e njohur, ngel pa fjalë nga situata me të cilën përballet

Një zonjë nga Fieri ngeli pa fjalë kur u përball me një situatë të çuditshme.

Ajo thotë për redaksinë tonë se bleu një televizor pranë dyqanit “Neptun”, por pas pak kohësh pulti i televizorit pësoi defekt.

Zonja kontaktoi më kompaninë shitëse për të parë nëse kishte ndonjë mundësi që ky problem të zgjidhej por u përball më një neglizhencë dhe paaftësi të stafit sipas saj, që e sorrollatën me muaj vetëm për një telekomandë televizori.

Ja se si shprehet zonja për redaksinë tonë:

Pershendetje JOQ. Tani vetem ju si portal na keni ngelur te bejm denoncime dhe jo se mund te na zgjidhni gje por te pakten te ndergjegjsojme ndonje tru njeriu se mendje nuk ka ngelur. Kur nuk jane te afte keta njerez te bejn punen e tyre tu len vend ndonje hallexhiu te ushqehet se mund te ket mbaruar 5kg apo 5m shkolle, ose 5 vite a me shume… Rasti qe me ka irrituar ka te beje me kompanin Neptun Albania. Kam mare nje tv atje dhe mu prish pulti.

I pyeta nese mund te merja nje pulte tv tjeter dhe me thane po. Bera pagesen aq sa deshen ata dhe me thane per 10 dite maksimumi 15 dite e mer pultin. Po te shikoni bisedat komunikimi ka filluar qe ne muajin Korrik pagesen e kam ber ne 10 Gusht. Ata kishin harruar fare mesa duket se leket u paguan dhe problemi aty eshte i gjithi.

Si perfundim se u zgjata shume u be serisht kerkes ne dt 24 Gusht dhe si perfundim sot ne dt 13 Shtator pulti ka ardhe ne dyqan dhe une mund te shkoj ta marre me thane.

Sinqerisht nuk di cfare emri ti ve kesaj situate, eshte per te qare apo per te qeshur me lote qe njerzit jane kaq te papergjegjshem.

Nese e publikoni si rast do ju lutesha te gjitheve beni punen qe ju pelqen mos punoni nga halli se jeni duke i prishure pune shume njerezve te tjere….‍♀️