Blen bukën në dyqan, vajza ngel e shtangur nga 2 mijë lekëshi që i kthen shitësi! (Foto)

Mënyrat e ngacmimit të një vajze janë aq të shumta, sa thua me vete çdo ditë lind një metodë e re. Një vajzë ditën e sotme në Tiranë është përballur me një situatë të çuditshme dhe në fakt ka ngelur e habitur nga sjellja e shitësit që ishte djalë i ri.Në kusurin që ai i ka kthyer vajzës pra në 2 mijë lekëshin, ai kishte shënuar emrin dhe numrin e tij të telefonit.

“Përshëndetje JOQ, shiheni ç’më ka rastisur sot, mesa duket paska akoma njerëz të tillë. Kam ngelur e shtangur për zotin. Pse kështu ngacmohet një femër”, ka shkruar vajza.

Epo mirë e ka, pse more çun kështu i ngacmon të gjitha vajzat ti…?