Blejnë shtëpinë e ëndrrave, autoritetet e qytetit ua rrafshojnë gabimisht

cifti2-634x320

Kristine Diven dhe Micho McAdow, dy artistë të rinj nga Detroit menduan se realizuan ëndrrën e jetës së tyre duke blerë një shtëpi.

E kishin blerë me një çmim të leverdishëm dhe po mendonin si ta rregullonin, ndërsa kishin nisur edhe punimet e para duke investuar në të.

Por vetëm pak javë më vonë Michigan Land Bank Fast Track Authority nëpërmjet punonjësve të saj e shembi për shkak të disa punimeve urbanistike.


Karla Henderson zëdhënëse e qytetit deklaroi pak kohë më vonë se shtëpia e dy të rinjve bashkë me 11 shtëpi të tjera ishte shembur gabimisht, ndërsa të rinjtë do dëmshpërblehen me paratë që e kishin blerë./noa