Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa ‘izën’ e Serbisë

loading...

blater

loading...
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ka deklaruar se Kosova nuk do të mund të zhvillojë ndeshje miqësore me shtetet tjera pa marrë leje nga Federata e Futbollit të Serbisë.

Gazetari shqiptar, Blerim Shabani, kontaktoi me Blatterin për ta pyetur atë rreth këtij vendimi. “Një muaj më parë morët një letër nga kryeministri Thaçi rreth shqetësimit të tij që Kosova të pyes Serbinë për të luajtur ndeshje miqësore dhe ju kishit premtuar se do të diskutonit rreth kësaj çështje. Çfarë ka ndodhur prej atëherë?”.

Ndërsa Blatter iu përgjigj kështu: “Unë e kam pritur ambasadorin e Kosovës së bashku me presidentin e FFK-së në selinë time në Zvicër ku edhe më kanë dorëzuar një letër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaqi, i cili ishte shprehur i shqetësuar që Kosova duhet të luaj ndeshje miqësore me lejen e Serbisë dhe se për të kjo situatë ishte e papranueshme”.

“Unë ia kam paraqitur këtë letër Komitetit Ekzekutiv, e kemi diskutuar dhe ata kanë vendosur që të mos luhaten nga vendimi që kishin marrë më herët që Kosova çdo ndeshje miqësore ta zhvillojë në koordinim me Serbinë. Madje Komiteti Ekzekutiv më ka caktuar mua që të ndërmjetësoj në mes të Kosovës dhe Serbisë që këto të dyja të gjejnë një zgjidhje në këtë aspekt. Unë e kam pranuar dhe tani do të provojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi Blatter.

loading...