Bjellorusia refuzon dollarin për shkak të kërpudhës!

loading...

loading...
Valuta botërore – dollari – është në rrezik, pasi kartmonedhat e
dollarit “i han” një kërpudhë e padukshme, shkruan botimi zyrtar i
Parlamentit bjellorus – “Narodnaja gazeta”.

Gazeta paralajmëroi në lidhje me ruajtjen e kartmonedhave të dollarit, pasi në rast të dëmtimit të kartmonedhave nga kërpudha mund të lindin vështirësi në shitjen e tyre në pikat e këmbimit të valutës.

“Narodnaya gazeta” thekson se në krahasim me dollarin amerikan, rubla bjelloruse apo euro, nuk rrezikohen nga kërpudha, pasi ato prodhohen në bazë të një teknologjie tjetër.

loading...