Biznesmeni Kumanovar Bashkim Qazimi – ndihma humanitare per ish-ushtaret e UÇK-se


Biznismeni Bashkim Qazimi me asistencën e Gazetës “Lajm”, ka bërë shpërndarje të ndihmave humanitare, (shporetë elektrikë, tepihë dhe teknikë të bardhë për çdo familje) me rastin e festës së “Fitër Bajramit”.
0
Aksioni i këtillë humanitarë është realizuar në rajonin e Kumanovës dhe Likovës (në fshatrat Llopat. Rramanli, Çerkez, Sllupçan, Likovë dhe Hotël), me ç’rast janë përfshirë 20 familje, kryesisht të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së.

“Nuk është hera e parë që kam ndihmuar individualisht këtë rajon, i cili si rezultat i konfliktit të vitit 2001, më së shumti pësoi në aspektin ekonomiko-material. Prandaj, duke qenë kështu, sivjet vendosa që në mënyrë të organizuar me mikun tim të fëmijërisë pronarin e gazetës ‘Lajm’ Fejzi Hajdarin, të ndihmojmë në mënyrë simbolike ata të cilët dhanë kontribut të cmuar për banorët e kësaj ane gjatë vitit 2001, sic janë invalidët, dëshmorët dhe ushtarët e UÇK-së”, tha donatori Bashkim Qazimi, duke u zotuar dhe paralajmëruar se herave tjera aksioni i këtillë do të jetë i përmasave edhe më të mëdha, si dhe se “do t’i ndihmojë nxënësit e aftë të këtij rajoni, nëpërmjet bursave vjetore”.

Familjarët të cilët i pranuan ndihmat, i shprehën mirënjohjet e tyre z.Qazimi dhe gazetës “Lajm”.