Biznesmeni i bankrotuar e jep fëmijën për adoptim (FOTO)

6-3-620x330

Në Zongyang të Kinës, babai e ka vënë fëmijën në një rrugë të frekuentuar, me një tabelë ku shkruan: “Kush e do këtë fëmijë?”
Pasi ka bankrotuar, burri i njohur si Tang, e ka nxjerrë fëmijën katërvjeçar për adoptim, meqë nuk po ka para që ta ushqej dhe veshë si duhet.
Pasi fotografitë me Tang dhe djalin e tij, kanë qarkulluar në rrjete sociale, është ngritur shqetësimi për sigurinë e fëmijës, transmeton Telegrafi.
Por, ai ka thënë se e tërë kjo “është një vepër arti, që tregon përmes protestës se çfarë është kriza ekonomike”!
Ai ka siguruar se do ta rrisë fëmijën, pavarësisht vështirësive, ndërsa nuk do ta përsëris këtë paraqitje në rrugë më kurrë

1-85

3-18