“Binjakët që torturojnë nënën”, rekord klikimesh (FOTO-VIDEO)

Një video të cilën e ka publikuar një nënë e re, tashmë është kthyer në një hit të internetit, ndërsa tregonte torturat që ajo përjetonte nga binjakët e saj.

Ajo e kishte të pamundur që ti vendoste fëmijët në dhomat përkatëse, ndërsa secili prej tyre çoheshe nga krevati. Kjo nënë e re ka filmuar përpjekjet e saj të dëshpëruara, për të vënë në gjumë dy binjakët e saj.

21-vjeçarja Henriette Jonassen, vendosi të marrë në dorë situatën, pasi ishte lodhur që binjakët zgjonin gjithmonë njëri-tjetrin në mes të natës. Norvegjezja e re vuri Leonin dhe Nathanielin të flinin në dhoma të ndryshme, por plani i saj, nuk funksionoi aspak.

“Një shoqe më tha ta provoja t’i ndaja. Por sa herë që fusja në shtrat njërin, vinte tjetri tek dhoma. Kjo punë nuk merrte fund”, ka thënë ajo.

Screenshot (1)