Binjaket ‘kallen’ mas Messit (Foto)

Mariana e Camilla janë edhe tifoze të Kolumbisë dhe Barcelonës.

Binjaket Davalos janë dy nga modelet kolumbiane më të njohura ndërkombëtarisht. Mariana e Camilla janë gjithashtu edhe tepër tifoze futbolli, aq sa nuk kanë ndërmend të humbasin asnjë nga ndeshjet e Kolumbisë në Botërorin e ardhshëm të Brazilit.

Megjithatë, ato janë edhe fanse të zjarrta të Barcelonës dhe sidomos të Lionel Messit. Dy binjaket “sexy” thonë se nuk e admirojnë Messin aq shumë për klasin, sesa për “fytyrën e pafajshme” që ka. E të thuash që edhe aq të pafajshme s’duken vetë binjaket, teksa i hedh një vështrim kësaj galerie të mëposhtme…