Binjaket bëhen hit në internet për një arsye prekëse (Foto)

3088133400000578-3423686-image-a-15-1454111004019

Duke u përkundur krah për krah në krahët e nënës së tyre për herë të parë, këto binjake të lindura para kohe u bënë hit në rrjetet sociale për një arsye të veçantë.

Lindur nga prerja cezariane gjashtë javë më herët se që duhej të lindnin, vajzat ishin aq të dobëta sa që as nuk mund të qanin, gjë që bëri të kuptohej se mbijetesa e tyre ishte larg realizimit.

Por, tri ditë më vonë, krahu i vogël i njërës binjake papritmas u ngrit dhe pushoi rreth shpatullës së motrës së saj më të dobët – duke e bërë kështu përqafimin e parë, transmeton Gazeta Express.

Ky ishte momenti prekës kur prindërit e tyre e panë dhe e fotografuan – duke e shpërndarë më pas në internet.

Pas kësaj ngjarje, gjendja e tyre filloi të përmirësohej më shpejtë se që ishte menduar dhe ato dolën nga spitali 2 javë më vonë në gjendje të mirë. Ato sot janë të shëndetshme dhe buzëqeshin për jetën që e gëzuan.

Domethënia e këtij përqafimi është shumë e madhe, sa që ai është përshkruar me mbishkrimin: “Ia dolëm!”.

3088133400000578-3423686-image-a-15-1454111004019

3085ff4c00000578-3423686-image-a-17-1454111008886