Bim Bimma, kundër hajnisë

loading...

foto

loading...
Njëri nga të parët dhe të rrallët reper të skenës së muzikës urban hip-hop në Kosovë, Bim Bimma, i është bashkuar Grupit te Qytetarëve të Organizuar për çështjen e KEK-ut.
Ky grup, sot bëri të ditur se të premten sërish do të protestohet me moton : “ Ndale hajninë – Zhvilloje shtetin!”. Ata thirrën të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në manifestime paqësore ”në institucionin e vetëm të pakorruptuar e funksional, në protestë”.
Në emër të komunitetit të artistëve dhe siç njihet si përfaqësues i zërit të skamjes, Bim Bimma ftoi qytetarët për pjesëmarrje masive në marshin e së premtes, për siç u shpreh ai “vjedhjen sistematike që po u bëhet qytetarëve të vendit”.
Grupit të Qytetarëve të Organizuar, ditë më parë iu bashkua edhe aktorja e njohur Arta Dobroshi. /LajmeOnline/

loading...