Bill Clinton kishte të dashur bionde, me gjoks të bëshëm…

Një libër i ri pretendon se ish- presidenti amerikan, Bill Clinton, ka pasur edhe një të dashur bionde. Shërbimi Sekret e quante atë “Energizer”.
Kështu thuhet në librin e Ronald Kessler, që zbulon detaje nga puna e Shërbimit Sekret.

Në libër theksohet se “Energizer” nuk e kishte problem të vinte në shtëpinë e Bill dhe Hillary në Chappaqua në Nju Jork.

Madje ajo vinte me fuoristradë sapo ishte larguar Hillary Clinton.

Shërbimi Sekret i ish- presidentit koordinohej me Shërbimin Sekret të Hillary në mënyrë që ajo të mos e kapte kurrë atë në shtëpi.

Por në një rast, pati një problem në informim dhe Hillary për pak nuk e zuri në shtëpi bionden.

Hillary thuhej se tërbohej me Shërbimin Sekret, pasi ata ishin zotuar që të merrnin plumbin për të, por nuk i tregonin sekrete të tilla.

Një burim tha se biondja që shkonte me ish- presidentin kishte gjoks të bëshëm.

Me shumë gjasë bëhej fjalë për një gjoks të bërë.

Familja Clinton nuk ka bërë komente për librin.