Bieber takon ish të dashuren…për këshilla

selenabieber[1]

Justin Bieber rikthehet në krahët e ish të dashurës Selena Gomez, këtë herë jo si partneri i saj, por për t’u këshilluar se si të kalojë situatën e vështirë në të cilën ndodhet këngëtari kanadez.Bieber është shfaqur nervoz në daljet e fundit publike, si në koncerte ashtu edhe me durimin para paparacëve, madje duke e kërcënuar ‘për të rrahur njërin’ prej tyre në rrugët e Londrës.

Mediat gossip në Shtetet e Bashkuara raportojnë se këngëtari vizitoi për rreth 1 orë shtëpinë e Selena Gomez në Kaliforni. Burime pranë ish-çiftit të adoleshentëve thanë për mediat se Bieber i ka kërkuar këshilla për të kaluar periudhën e vështirë në të cilën ndodhet.

Dy këngëtarët i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë, ndërsa Gomez së fundmi do të deklaronte me krenari se ‘kishte bërë Bieber të qante’.